Poem

LARËSIT E PRISHTINËS

kush ma di qytetin
me sandale fëmijësh
mbi gjurmë tankesh

me vocrrakë të zhytur
që pinë ujë
në gëzhoja lotsjellësi

kush ma njohu qytetin
më mirë se ata që e lajnë natën
e s’ia shplajnë kurrë varrën

askush
më shumë se kapilarët e ngrirë
që zbardhin ditën
në morgun gjithnjë të zgjuar
të spitalit të Evropës


original title: 'LARËSIT E PRISHTINËS'




« back to the poet